Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sulmet kibernetike në Francë, reagon MEPJ: Shqipëria shpreh solidaritet të plotë! E dimë mirë me çfarë po përballeni

schedule19:06 - 11 Nëntor, 2026

schedule 19:06 - 11 Nëntor, 2026

Shqipëria ka shprehur solidaritetin e plotë me Francën pas sulmeve kibernetike shkatërruese, të cilat sipas autoriteteve shqiptare janë kryer nga një njësi ofensive kibernetike e lidhur me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit.

Në një reagim zyrtar, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thekson se Shqipëria e njeh nga përvoja e saj kërcënimin që paraqesin operacionet kibernetike të sponsorizuara nga shtete, duke kujtuar sulmet e vitit 2022 ndaj institucioneve shqiptare. Tirana kërkon që akte të tilla të mos tolerohen dhe përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi, ndërsa bën thirrje për unitet dhe forcim të sigurisë kolektive evropiane.

“Shqipëria shpreh solidaritetin e saj të plotë me Francën, pas sulmeve kibernetike shkatërruese dhe në një shkallë të paprecedentë, të kryera nga një njësi ofensive kibernetike e lidhur me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit.



Shqipëria e di shumë mirë, nga përvoja e saj, se me çfarë po përballet sot Franca.

Në vitin 2022, vendi ynë u bë vetë objektiv i operacioneve kibernetike brutale dhe shkatërruese, të ndërmarra nga aktorë shtetërorë iranianë.

Sulmet kibernetike të sponsorizuara apo mbështetura nga shtetet nuk mund të normalizohen, të tolerohen apo të shndërrohen në një instrument kërcënimi, dhe të mbeten pa pasoja për autorët e tyre.

Një sulm ndaj infrastrukturës kritike është një sulm ndaj vetë funksionimit dhe sigurisë së një shoqërie, pavarësisht nëse kryhet me eksploziv apo me nje kod keqdashës.

Evropa duhet të qëndrojë e bashkuar, të forcojë qëndrueshmërinë e saj kolektive dhe të sigurojë që përgjegjësit për akte të tilla të japin llogari”, shkruan Ministria e Jashtme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!