Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Rusia mund të mos ndalet vetëm me Ukrainën”, Softa: Europianët janë duke u përgatitur ….

schedule21:36 - 10 Nëntor, 2026

schedule 21:36 - 10 Nëntor, 2026

Eksperti Fation Softa ka komentuar zhvillimet e luftës në Ukrainë dhe qëndrimin e vendeve europiane ndaj mundësisë së një marrëveshjeje që mund të përfshijë lëshime territoriale.

Softa theksoi se një tjetër çështje e rëndësishme mbetet prania e forcave paqeruajtëse në territorin ukrainas pas përfundimit të luftës.

Sipas Softës, vendet europiane po përgatiten për skenarë të mundshëm të sigurisë, pasi, sipas tij, Rusia mund të mos ndalet te Ukraina dhe të ketë pretendime të tjera.



“Europa ka probleme sa i takon ndarjes territoriale. Nëse flasim për një luftë që nisi nga Krimea, nëse do të pranojmë ndarjen e territoreve, në Europë ka shumë vende që nuk bëjnë ndarje. Ukraina nuk e njeh Kosovën për shkak të mosndarjes së territoreve.

Do të jetë një gjë që europianët nuk e dëshirojnë dhe, nëse fuqitë e mëdha, duke i bërë presion Zelenskyt, gradualisht mund të vijë ideja që ai të pranojë të jetë në një pozicion drejtues.

Mund të jenë akorde që mund të lëshojnë territore, por, pasi të mbarojë lufta, kush do të jenë paqeruajtësit në territor? Nuk bëhet fjalë për europianët.

Europianët janë duke u përgatitur, sepse Rusia nuk do të ndalet te Ukraina, por do të ketë pretendime të mëtejshme. Provokimet në Poloni dhe vende të tjera e kanë detyruar BE-në të bëjë njoftime herë pas here dhe stërvitje.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!