Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Rama mbërrin në Pallatin Elize. I shoqëruar nga bashkëshortja, pritet nga presidenti Macron

schedule21:39 - 10 Nëntor, 2026

schedule 21:39 - 10 Nëntor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Pallatin Elize, në mbrëmjen e pritjes së organizuar nga Presidenti Emmanuel Macron.

Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja, u prit nga presidenti francez, Macron.

Kreu i qeverisë shqiptare, Rama mori pjesë në një panel të posaçëm në Forumin e Paqes në Paris, duke bërë të qartë se Shqipëria synon mbylljen e negociatave në 2027 dhe më pas anëtarësimin.



“Unë kurrë nuk premtoj dot për gjëra që s’varen prej meje. Ajo që është e qartë, bazuar në progresraportin, Komisioni Europian është shprehur se 2027 është viti kur duhet të punojmë me Traktatin e Anëtarësimit dhe nëse çdo gjë shkon mirë, do t’i përmbyllim negociatat në fund të vitit të ardhshëm”, deklaroi ai ndër të tjera./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!