Ministri i Financave, Petrit Malaj, foli për reformën e pagave në administratën publike, e cila nisi në periudhën 2023-2025. Malaj u shpreh se kërkesa për paga më të larta mbetet e madhe, ndërsa niveli mesatar i pagave në sektorin publik është më i lartë se në atë privat.
Sa i përket ekonomisë, Malaj tha se rritja ekonomike deri në fund të këtij viti pritet të jetë 4%, ndërsa për vitin e ardhshëm parashikohet në nivelin 3.9%.
“Reforma e pagave në administratë nisi në vitet 2023-2025. Në vitin 2026, për herë të parë kemi realizuar indeksimin e pagave. Nevoja për paga më të larta është gjithandej dhe shumë e kërkuar.
Niveli mesatar i pagave në sektorin publik është më i madh se në atë privat.
Periudha midis majit dhe qershorit pati një rënie të TVSH-së në turizëm. Korriku dhe gushti ishin dy muaj të mirë, por edhe shtatori dhe tetori kanë një rënie të të ardhurave, pavarësisht se kemi një rritje që nuk është në nivelet e pritshme.
Rritja ekonomike deri në fund të vitit do të jetë 4 për qind, ndërsa vitin tjetër e kemi 3.9 për qind.”


