Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Paketa fiskale/ Ministri Malaj: Ka pasur konsultime si çdo vit. Sefa: Qeveria dhe biznesi të jenë partnerë për zhvillimin ekonomik

schedule21:07 - 10 Nëntor, 2026

schedule 21:07 - 10 Nëntor, 2026

Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi se ka pasur konsultime për paketën fiskale, ashtu siç është bërë çdo vit.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Malaj u shpreh se konsultime janë kryear me anëtarë të këshillit tatimor.

Ndërsa eksperti për ekonominë, Ergis Sefa theksoi se qeveria dhe biznesi të jenë partnerë për zhvillimin ekonomik të vendit.



Pjesë nga diskutimi në studio

Ergis Sefa: Qeveria dhe biznesi duhet të jenë partnerë strategjikë kur vjen puna për zhvillimin ekonomik të vendit. Politika fiskale, kur nuk fillon diskutimi me biznesin, që do ketë rritje të barrës, biznesi krijon mini panikun. Një muaj para duhet të kishte filluar një dialog.

Petrit Malaj: Paketa fiskale ashtu siç është konsultuar në të gjithë vitet e mëparshme, është konsultuar edhe kësaj radhe, paketa fiskale konsultohet me këshillin tatimor, ka përfaqësues nga shoqata biznesesh, nga grupe të ndryshme interesi.

Erigs Sefa: Ky është vetëm një mekanizëm.

Petrit Malaj: Ky është mekanzimi që parashikon ligji.

Ergis Sefa: Mesa duket ka nevojë.

Petrit Malaj: Kjo paketë fiskale është konsultuar, janë marrë në konsideratë disa nga sugjerimet e anëtarëve të këshillit tatimor.

Ergis Sefa: Atëherë duhet parë mekanizmi zoti ministër. Përderisa pothuajse të gjithë dhomat e tregtisë shprehin shqetësimin që nuk janë konsultuar, ka një gjë që nuk funksionon me mekanizmin.

Petrit Malaj: Është i njëjti mekanizmëm që ka ndodhur në gjithë vitet e mëparshme, paketa fiskale.

Ergis Sefa: Edhe paqja fiskale vjet ishte e qenësishme. Patëm paqe fiskale, patëm edhe amnisti. Prandaj komunikimi është shumë i rëndësishëm për politikën fiskale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!