Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Buxheti, 10 miliardë euro/ Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet

schedule20:13 - 10 Nëntor, 2026

schedule 20:13 - 10 Nëntor, 2026

Buxheti për vitin 2027 arrin për herë të parë vlerën e 10 miliardë eurove, me fokus mbështetjen e qytetarëve dhe mbrojtjen sociale. Kështu u shpreh ministri i Financave, Petrit Malaj, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC Newe, ku prezantoi disa prej prioriteteve kryesore të buxhetit të vitit të ardhshëm.

Sipas Malajt, 30% e buxhetit do të dedikohet për mbrojtjen sociale, ndërsa 250 milionë euro janë parashikuar për pensionet, ku një pjesë e konsiderueshme do të shkojë për indeksimin e tyre.

“Buxheti ka në fokus qytetarët, mbështetjen e qytetarëve, por ajo që bën këtë buxhet të ndryshëm nga buxhetet e mëparshme është se e bëjmë për herë të parë buxhetin në 10 miliardë euro. Duke adresuar kësaj here mbrojtjen sociale, ku 30% e buxhetit shkon në mbrojtjen sociale”, tha Malaj.



Një tjetër masë e përfshirë në projektbuxhet është dyfishimi i bonusit mujor për pensionistët, i planifikuar të zbatohet gradualisht përgjatë tre viteve të ardhshme, me dyfishimin e bonusit në vitin 2028.

“Natyrisht, një nga politikat më të rëndësishme që përfshihet në këtë projektbuxhet është pjesa e pensioneve, ku në vitin 2027 kemi parashikuar 250 milionë euro, një pjesë të madhe e zë edhe indeksimi i pensioneve. Nga ana tjetër, është edhe dyfishimi i bonusit mujor, që është i planifikuar për tre vitet e ardhshme. Bonusi që do të marrin tani në 2027-ën, do t’u dyfishohet në vitin 2028”, shtoi ministri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!