Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me pakicë dhe shumicë të karburanteve në vend. Sipas vendimit të marrë këtë të martë, më 10 nëntor 2026, çmimi i naftës nuk do të jetë më shumë se 208 lekë për litër, ndërsa benzina do të tregtohet me jo më shumë se 167 lekë për litër, duke ulur me dy lekë naftën dhe benzinën.
Konkretisht, çmimet e reja të përcaktuara nga Bordi janë:
– Nafta (gazoil): 208 lekë/litër për shitjen me pakicë dhe 196 lekë/litër për shitjen me shumicë.
– Benzina: 167 lekë/litër për shitjen me pakicë dhe 155 lekë/litër për shitjen me shumicë.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, në orën 13:45, dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të shqyrtohen ndryshimet e mundshme në treg.
Bordi i Transparencës u ka bërë thirrje të gjithë operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë që të zbatojnë detyrimisht vendimin. Në rast të konstatimit të shkeljeve, parashikohet pezullimi i aktivitetit të operatorëve.


