Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Buxheti 2027 për integrimin në BE/ Kryenegociatorja Dhuka: Mjedisi mbetet sfidë, financime për përmbushjen e standardeve europiane

schedule10:48 - 10 Nëntor, 2026

schedule 10:48 - 10 Nëntor, 2026

Kryenegociatorja e Shqipërisë me Bashkimin Europian, Majlinda Dhuka, ka komentuar prioritetet e buxhetit të vitit 2027 në kuadër të procesit të integrimit europian, duke u ndalur te sfidat në sektorin e mjedisit.

Dhuka u shpreh se përmbushja e standardeve të kërkuara nga Bashkimi Europian përbën një sfidë, por theksoi se ajo do të adresohet përmes rritjes graduale ekonomike dhe financimeve të dedikuara.

Sipas saj, një nga prioritetet kryesore është menaxhimi i mbetjeve, ndërsa vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe mbrojtjes së pyjeve dhe zonave të mbrojtura.



Ajo theksoi gjithashtu se Shqipëria, për sa i përket pyjeve, është e krahasueshme me mesataren e Bashkimit Europian, duke nënvizuar rëndësinë që buxheti i ri i kushton mbrojtjes së tyre.

Një tjetër sektor që paraqet sfida në procesin e integrimit është bujqësia dhe siguria ushqimore. Dhuka bëri të ditur se Shqipëria ka hartuar plane dhe programe në këtë drejtim, ndërsa ky sektor do të jetë në fokus të diskutimeve intensive për përmbushjen e standardeve europiane.

“Është një sfidë por do të adresohet nga rritja graduale ekonomike. Prioritetet janë zonat e menaxhimit të mbetjeve. Buxheti i jep rëndësi trajtimit të pyjeve, si nga pikëpamja e mbrojtjes së pyjeve dhe zonave të mbrojtura. Dhe Shqipëria ka objektiv të rrisë sipërfaqen që vihet në mbrojtje. Shqipëria sa i përket pyjeve është e krahasueshme me mesataren e BE dhe ky buxhet i kushton rëndësi të veçantë mbrojtjes së pyjeve. Një sektor tjetër që ka sfidë është sektori i Bujqësisë dhe i sigurisë ushqimore. Shqipëria ka plane programe në këtë drejtim dhe do jetë sektor që do diskutojmë intensivisht”, tha ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!