Një punëtor ka rënë nga skela teksa ishte duke punuar në një objekt në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit.
Si pasojë e rrëzimit, ai ka pësuar dëmtime në kokë, por fatmirësisht raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Për të marrë një trajtim më të specializuar mjekësor, punëtori pritet të transportohet drejt Tiranës.
Ndërkohë, policia po kryen veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.


