Haradinaj: Kurti përgjegjës për vonesën e krijimit të institucioneve

schedule17:10 - 10 Janar, 2020

schedule 17:10 - 10 Janar, 2020

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, është shprehur se përgjegjësia për krijimin e institucioneve është për Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin  e kësaj partie, Albin Kurtin.

“Fituesi i zgjedhjeve të kryej këtë veprimet për të konstituar Kuvendin. Përgjegjësia për krijimin e institucioneve bie mbi të parin, as mbi të dytin as mbi të tretin. Duhet të konstituohet Kuvendit. Vonesat tash e tutje për krijimin e institucioneve bien mbi VV’në dhe z. Kurti”, eshte shprehur Haradinaj.

Gjatë një konference për mediat kryeministri në detyrë ka theksuar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk është kontaktuar nga askush dhe nuk është pjesë e asnjë negociate me Vetëvendosjen ose Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ndërkohë Haradinaj nuk do të jetë deputet nga radhët e partisë së tij duke qenë se ka dorëzuar dorëheqjen në KQZ dhe sekretariat të Kuvendit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!