Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pete Hegseth drejt shkarkimit/ Nismë nga vetë republikanët kundër Sekretarit amerikan të Mbrojtjes

schedule23:53 - 9 Nëntor, 2026

schedule 23:53 - 9 Nëntor, 2026

Një tjetër përplasje politike ka shpërthyer në Uashington, ku sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, po përballet me një nismë për shkarkimin e tij, të ndërmarrë këtë herë nga vetë kampi republikan. Kongresmeni Thomas Massie ka paraqitur në Dhomën e Përfaqësuesve nenet e impeachment-it. Massie e akuzon kreun e Pentagonit për shkelje të Kushtetutës amerikane dhe tejkalim të kompetencave të tij në drejtimin e operacioneve ushtarake.

Duke u angazhuar në armiqësi në Iran për më shumë se 90 ditë pa autorizimin e Kongresit, Sekretari Hegseth po shkel ligjin dhe duhet të mbahet përgjegjës”, thotë ai.

Rezoluta e Massie-t përqendrohet kryesisht te lufta në Iran, por përfshin edhe operacionet ushtarake amerikane në Jemen dhe Venezuelë. Kongresmeni e konsideron këtë nismë vetëm fillimin e një procesi më të gjerë llogaridhënieje, ndërsa paralajmëron se republikanët do të përballen me hetime dhe seanca dëgjimore pasi demokratët të marrin kontrollin e Kongresit.



Nisma vjen në një moment të vështirë për administratën Trump, pasi republikanët humbën shumicën në të dyja dhomat e Kongresit në zgjedhjet e fundit. Massie synon të ushtrojë presion ndaj presidentit Donald Trump që ta shkarkojë vetë Hegseth, përpara se demokratët të marrin kontrollin në janar dhe të nisin hetimet e tyre.

Vetë Hegseth ka deklaruar se nuk shqetësohet nga kjo përpjekje dhe ka njoftuar një konferencë për shtyp, ku pritet të mbrojë vendimet e tij dhe operacionet ushtarake të administratës Trump.

Megjithatë, shkarkimi i tij nuk është i menjëhershëm. Edhe nëse Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutën e impeachment, vendimi përfundimtar i takon Senatit, ku kërkohen të paktën 67 vota nga 100 senatorë.

Shkarkimi përmes impeachment-it i një sekretari të kabinetit është një ngjarje tejet e rrallë në historinë amerikane. Vetëm dy sekretarë kabineti janë përballur me miratimin e procedurës së shkarkimit nga Dhoma e Përfaqësuesve, por në asnjërin rast Senati nuk ka dhënë miratimin përfundimtar.

Mbështetja për shkarkimin e Hegseth po vjen edhe nga drejtuesit demokratë. Hakeem Jeffries, i cili pritet të marrë drejtimin e Dhomës së Përfaqësuesve në janar, deklaroi se është plotësisht pro nisjes së procedurës së impeachment, duke akuzuar kreun e Pentagonit për abuzim me pushtetin dhe cenim të sigurisë kombëtare amerikane.

Nga ana tjetër, demokratët paralajmërojnë një valë hetimesh ndaj figurave të rëndësishme të administratës Trump. Në shënjestër mund të jenë edhe miliarderi Elon Musk, për rolin e tij në shkurtimet masive të administratës federale, si dhe Stephen Miller, për përfshirjen në politikat e ashpra të emigracionit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!