Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Po punohet për një skemë të re pensionesh”/ Çakërri: Bonus në fundvit për pensionistët

schedule22:46 - 9 Nëntor, 2026

schedule 22:46 - 9 Nëntor, 2026

Deputetja e Partisë Socialiste, Briseida Çakërri thotë se po punohet për një skemë të re pensionesh.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Çakërri u shpreh se do të ketë bonus fundviti për pensionistët.

“Administrata tatimore duhet të bëjë punën e vet, por edhe bizneset duhet të ndërgjegjësohen. Kontributet që paguan sot janë pensione për ty nesër. Nuk mund të rregullohet brenda një mandati apo viti. Ministria po punon me Bankën Botërore për një skemë sa më të mirë pensionesh. Kjo skemë sociale përfshin bonusin e bebes, që do të jetë me 3 kategori. Këto janë politika sociale. Akoma nuk e kemi një gjë zyrtare se sa do të jetë shuma për fundvitin. Do të kemi një bonus, sepse është i parashikuar në buxhet”, theksoi ajo./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!