Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hapen 3 kapitujt e parë të negociatave/ Deputetja e PS: Shqipëria nuk ndal progresin drejt BE, pavarësisht zhurmave

schedule13:25 - 14 Korrik, 2026

schedule 13:25 - 14 Korrik, 2026

Kjo e martë shënon një çast vendimtar për Shqipërinë në Bruksel, ku Bashkimi Evropian mban katër konferenca ndërqeveritare dhe zyrtarizohet mbyllja e tre grupkapitujve të parë të negociatave. Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, konfirmoi se vendi ynë po vulos sot suksesin e kapitujve 25, 26 dhe 30.

E ftuar në “News Line”, deputetja e PS-së, Briseida Çakërri, e cilësoi këtë si një ditë tejet të rëndësishme dhe fryt të një pune të pandalshme.

Ajo theksoi se përparimi i Shqipërisë është rezultat i bërjes së detyrave të shtëpisë dhe se interesi kombëtar i integrimit duhet ndarë nga politika. Sipas saj, pavarësisht zhurmave dhe protestave që po vijnë në rënie, ritmi i progresit të vendit drejt BE-së nuk është ndalur në asnjë moment.



“Kjo është një ditë shumë e rëndësishme, fryt i gjithë punës që ne kemi. Janë tre kapitujt që do të mbyllen, 25,26 dhe kapitulli 30. Bëhet një punë shumë e madhe për të tre kapitujt. Nuk mund ta zvogëloj edhe rëndësinë që kanë pasur marrëdhëniet me jashtë. Komisionerja Marta Kos tha pikërisht atë gjë që ne kemi thënë gjithmonë në çdo takim.

Rezultati është këtu. Shqipëria po punon me një ritëm pune shumë të shpejtë dhe nuk jemi ndalur në asnjë moment. Nëse nuk bën detyrat e tua, askush nuk e njeh progresin tënd.

Duhet të ndajmë anën politike nga interesi kombëtar, duhet me patjetër bashkëpunim për çështjen e integrimit, pasi është një interes kombëtar. Protesta që nisi si shumë masive, duke vazhduar të ulet në një numër shumë të vogël. Pavarësisht zhurmave dhe protestave Shqipëria nuk është ndalur në progresin e integrimit në BE”, tha deputetja e PS.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!