Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Buxheti 2027, Çoçoli: Indeksimi dhe bonusi për pensionistët do të ndikojnë në konsum

schedule22:29 - 9 Nëntor, 2026

schedule 22:29 - 9 Nëntor, 2026

Buxheti i shtetit për vitin 2027 pritet të sjellë përfitime të mëtejshme për pensionistët me të ardhura më të ulëta.

I ftuar në emisionin “Sheshi i Dollarit”, eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli u shpreh se mbështetja financiare për këtë kategori do të vijë në rritje të vazhdueshme nga viti në vit. Sipas tij, nga 1 janari, pensionistët që marrin më pak se 40 mijë lekë do të përfitojnë çdo muaj nga kjo paketë, e cila synon të lehtësojë ekonominë familjare të shumicës së pensionistëve.

Çoçoli theksoi se jashtë skemës mbeten rreth 90 mijë pensionistë, të cilët kanë të ardhura mujore mbi 40 mijë lekë.



“Është një rritje konstante dhe do të shtohet nga viti në vit. Për pensionet nën 40 mijë lekë, çdo muaj, nga një janari do të ketë përfitime. Kjo paket ndihmon shumicën e pensionistëve, janë të përjashtuar vetëm një pjesë rreth 90 mijë pensionistë të cilët marrin më shumë se 40 mijë lekë.

Buxheti i shtetit 2027 ka mundësi të ndihmojë pensionistët me të ardhura më të ulëta. Skema e pensioneve mbetet defiçitare. Është një mbrojtje më e hershme për pensionistët, nuk e vë në diskutim që nuk mjafton. Madje mendoj që duhet të shikohet ndonjë mundësi edhe për atë kategori pensionistësh që janë të përjashtuar, pasi i kanë pensionet pak më të larta.

Unë mendoj se me buxhetin 2027 është bërë ajo që duhet, megjithatë mendoj që mund të bëhet edhe më shumë në vazhdim. Këto para të kalojnë direkt te qytetarët. Indeksimi dhe bonusi do të ndikojnë në konsum”, tha Çoçoli.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!