Kolonel Sami Neziri ka komentuar diskutimet për një marrëveshje të mundshme për përfundimin e luftës në Ukrainë, duke theksuar se problemi më i madh mbetet krijimi i një precedenti për ndryshimin e kufijve me forcë.
Kolonel Neziri theksoi se edhe në rast se Rusia arrin të marrë territoret që synon, kjo nuk do të thotë se ka siguruar një fitore strategjike.
Neziri tha se këto janë ide të hedhura nga presidenti Trump, por deri më tani nuk ka plane konkrete.
“Problemi më i madh është krijimi i precedentit, mosndryshimi i kufijve. Nëse ndodh një gjë e tillë, do të kishte pasoja në Lindjen e Mesme, aty ku ka pretendime territoriale. Do të prishej parimi themelor mbi të cilin është ndërtuar marrëdhënia ndërkombëtare.
Edhe nëse Rusia merr ato territore që synon, nuk ka arritur fitoren. Nëse Ukrainës i jepet garancia e sigurisë në BE, por nuk i garantohet shtetësia dhe forca e armatosur, atëherë Rusia nuk ka arritur fitore strategjike.
Është një prishje e rregullave dhe parimeve ndërkombëtare dhe nuk i kënaq pretendimet e Rusisë. Janë ide që janë hedhur, ide të Trumpit, por nuk ka plane konkrete.”


