Avokati Gerti Shella, i ftuar në Real Story vlerësoi rritjen e proporcionalitetit në veprimet e policisë në protestat e fundit.
Shella komentoi edhe veprimet e PD ku sipas tij, është një fenomen i pazakontë që një parti e djathtë të sinkronizohet me ekstremin e majtë.
Shella e cilësoi këtë situatë si tregues të një krize identitare të Partisë Demokratike.
“ Ka një tejkalim të masës kohore, mungesë të kristalizimit. Rama ka qenë te qëndrimi “ulu dhe prit”. Qeveria ishte e papërgatitur dy-tre ditët e para për protestën, ndërsa policia ka qenë e tërhequr më pas.
Më pëlqen të përgëzoj një shtim të proporcionalitetit të policisë, duke mos i hedhur benzinë zjarrit. Kemi një rrethanë ku pamë, paradoksalisht, një fenomen të papara më parë, ku PD sinkronizon axhendën e saj me axhendën e protestave të dhunshme.
Ne kemi parë të njihen me axhendën dhe kalendarin e protestave në Europë. Në dy të shtunat e fundit u habita kur Berisha doli dhe tha se PD thërret protestë, në një datë të vjedhur.
Serbia ishte një kambanë alarmi, më herët ishte Hungaria. Serbia ishte e papritur. Opozita e traditës u thërrmua.
PD, përveçse është e alarmuar, sepse nuk ka një axhendë dhe kalendar të sajin, kjo është tregues i një krize identitare. Kurrë nuk ka ndodhur që një parti e djathtë të sinkronizohet me ekstremin e majtë.
Nuk ka letra në dorë opozita për t’iu imponuar një mazhorance shumicë. Mazhoranca dha provën që e vetmja vendos për territorialen, Bankën e Shqipërisë.” , tha Shella. / abcnews.al /


