Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Drogë me valixhe, nga Athina në Rinas/ Pranga grekut, kapen 24 kilogramë kanabis

schedule11:35 - 9 Nëntor, 2026

schedule 11:35 - 9 Nëntor, 2026

Një rasti trafikimit të lëndëve narkotike përmes aeroportit të Rinasit është goditur nga Policia e Tiranës, ku janë sekuestruar 24 kilogramë e 500 gramëve Cannabis Sativa.

Në pranga ka rënë një shtetas grek, 51-vjeçari Michail Prokovas, i cili dyshohet se ka tentuar të trafikojë lëndë narkotike nga Greqia drejt Shqipërisë.

Sipas bluve të Tiranës, gjatë kontrolleve të ushtruara në bagazhet e pasagjerëve të një fluturimi të linjës Athinë-Rinas, në një valixhe u konstatuan dy paketime me material bimor, të dyshuar si Cannabis Sativa.



Pas verifikimeve, specialistët e antidrogës arritën të identifikojnë poseduesin e dyshuar të valixhes. 51-vjeçari, i cili ishte larguar nga aeroporti menjëherë pas mbërritjes, u lokalizua nga shërbimet e policisë në rrugën e Durrësit, ku u bë edhe arrestimi i tij.

Lënda e dyshuar narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa ndaj shtetasit grek rëndon akuza për veprën penale të trafikimit të narkotikëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!