Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama publikon pamje nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Një nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

schedule07:45 - 9 Nëntor, 2026

schedule 07:45 - 9 Nëntor, 2026

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga punimet për ndërtimin e Bypass-it të Tiranës, një prej projekteve të rëndësishme të infrastrukturës rrugore në vend.

Përmes një postimi në Facebook, Rama e cilëson këtë projekt si një nyje strategjike që do të lidhë Korridorin Blu me autostradat Tiranë–Durrës dhe Tiranë–Elbasan.

Sipas kryeministrit, Bypass-i i Tiranës synon të lehtësojë qarkullimin e automjeteve dhe të shmangë kalimin e trafikut përmes kryeqytetit, duke përmirësuar lidhjet rrugore dhe lëvizjen drejt akseve kryesore kombëtare.



Projekti pritet të ketë një rëndësi të veçantë për qarkullimin në zonën e Tiranës, veçanërisht për automjetet që udhëtojnë drejt Durrësit, Elbasanit dhe korridoreve të tjera kryesore rrugore.

“Mirëmëngjes dhe me kantierin e Bypass-it të Tiranës, një nyje strategjike e infrastrukturës rrugore që po merr formë dhe që do të lidhë Korridorin Blu me autostradat Tiranë–Durrës dhe Tiranë–Elbasan, duke lehtësuar trafikun dhe shmangur kalimin përmes kryeqytetit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!