Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Digjet magazina e materialeve të peshkimit/ Zjarri në Zvërnec të Vlorës, vetëm dëme materiale

schedule15:13 - 8 Nëntor, 2026

schedule 15:13 - 8 Nëntor, 2026

Një godinë, e cila shërbente për magazinimin e materialeve të peshkimit, është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të diele në zonën e Zvërnecit, aty ku kanali i Lagunës së Nartës lidhet me detin.

Zjarri rrezikonte të përhapej edhe në pyllin me pisha pranë godinës, por ndërhyrja e zjarrfikësve të Vlorës bëri të mundur neutralizimin e situatës.

Sipas shërbimit zjarrfikës, paraprakisht dyshohet se shkak i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Ndërkohë, pritet të përcaktohen rrethanat e plota të ngjarjes.



Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!