Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fëmijët dyshohet se u helmuan nga uji/ Vlorë pritet përgjigjja nga laboratori, në spital dhe punonjës të kopshtit

schedule15:10 - 8 Nëntor, 2026

schedule 15:10 - 8 Nëntor, 2026

Dyshimet për rastet e helmimit në kopshtin numër 10 në Vlorë janë përqendruar te uji i pijshëm. Sipas burimeve, kjo është pista që po shqyrtohet nga autoritetet, ndërsa përgjigjet e analizave laboratorike ende nuk kanë dalë për të konfirmuar shkakun.

Rastet e para u evidentuan të premten, kur shtatë fëmijë të kopshtit u paraqitën në spital me shqetësime në traktin tretës. Gjashtë prej tyre vijojnë të jenë nën mbikëqyrjen e mjekëve, ndërsa njëri është larguar në banesë pasi ka marrë mjekim.

Por simptomat nuk janë shfaqur vetëm te fëmijët. Sipas burimeve, edhe dy punonjës të kopshtit u paraqitën në spital me shqetësime të ngjashme, ndërsa gjatë ditës së djeshme janë raportuar edhe tre të rritur të tjerë me simptoma të njëjta.



Fillimisht u ngritën dyshime për ushqimin e konsumuar në kopsht. Specialistët e shëndetit publik kanë marrë mostra për analiza laboratorike, ndërsa Ministria e Shëndetësisë thotë se po vijon edhe hetimi epidemiologjik.

Shkaku përfundimtar pritet të përcaktohet nga rezultatet e analizave.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!