Të shtunën, Rama ik…..me pushime, opozita e ka ditë pune, duhet të ndajë kush e ka sheshin e protestën.
Me vonesë, por jo për dembeli, po për strategji, doktori çoi Flamur Nokën, Agron Gjekmarkajn dhe Gaz Bardhin me pak militantë sërish në bulevard.
Në sheshin e dialogut, siç e ka pagëzuar Rama, demokratët u ulën në sofër.
Por dialogu ka dy kushte. E para, PD ësh-të e paftuar, si fizikisht dhe virtualisht. Dhe e dyta, nuk është sofër tropojane.
Ndaj dhe Noka, Gazi e Gjekmarkaj dialoguan në heshtje, dhe pak virtualisht, ndoshta me doktorin. Duke e këshilluar ndoshta të mos shohë ABC Neës, i vetmi ekran që me dron nxorri pamjet reale të modestisë opozitare të numrave të protestës.
Por tani sheshi flet ndryshe. Ka dhe doktori kushtet e tij për dialog.
Dhe nëse thërret “Berisha në burg”, gjuha është e njëjtë, si këto 35 vite, dhuna.
Por për momentin doktori ka fituar vetëm sheshin para kryeministrisë. Para ministrise se Arsimit ka ende punë, antifa e Arlind Qorit nuk dorëzohet lehtë./abcnews.al


