Policia e Kosovës ka publikuar foton e një tropojani dhe kërkon ndihëm e qytetarëve për kapjen e tij.
Bëhet fjalë për Bujar Demaj, i lindur në fshatin Papaj të Tropojës. Demaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar, i akuzuar për vrasje të rëndë.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është:
BUJAR (Qerim) DEMAJ i lindur me 24.03.1973 në fshatin Papaj Tropoje- Shqipëri.
I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:
1- (një) rast për veprën penale “VRASJE E RËNDË”
I pandehuri ka fletëarrest ndëkombëtar ta shpallur nga data 30.04.2014
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.