Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zjarr i madh në një magazinë pranë Mamurrasit, shkrumbohen sasi të mëdha bimësh medicinale

schedule14:37 - 6 Nëntor, 2026

schedule 14:37 - 6 Nëntor, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një magazinë pranë qytetit të Mamurrasit, ku po digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në ambientet e magazinës, duke krijuar një situatë të vështirë për ndërhyrjen e shërbimeve zjarrfikëse.

“Rreth orës 14:02, në lagjen “Drita”, në qytetin e Mamurrasit, dyshohet se si pasojë e një defekti në sistemin elektrik, ka rënë zjarr në një magazinë me bimë medicinale, në pronësi të shtetasit A. D., 66 vjeç, banues në Tiranë, duke shkaktuar dëme materiale”, njofton policia.



Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Kurbinit, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!