Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rihapet ambasada e Danimarkës në Tiranë, Begaj: Kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve

schedule13:59 - 5 Nëntor, 2026

schedule 13:59 - 5 Nëntor, 2026

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pranoi Letrat Kredenciale te Ambasadores së re të Mbretërisë së Danimarkës në Shqipëri, Louise Elisabeth Rigtrup Holmsgaard.

Pasi i uroi mirëseardhjen Ambasadores Holmsgaard, Presidenti Begaj e cilësoi rihapjen e ambasadës daneze në Tiranë si shprehje të vullnetit të Danimarkës për të thelluar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve.

Gjatë takimit, Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira politike, bashkëpunimin në kuadër të NATO-s dhe mbështetjen e vazhdueshme për forcimin e institucioneve demokratike dhe reformave në Shqipëri.



Presidenti Begaj i përcolli Ambasadores mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Danimarkës ndaj procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.

Në takim u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, si dhe u riafirmua angazhimi i përbashkët për sigurinë Euroatlantike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!