Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bashkëpunëtor në kultivimin e mbi 24 kg kanabis/ Shkodër, arrestohet 57-vjeçari

schedule09:32 - 5 Nëntor, 2026

schedule 09:32 - 5 Nëntor, 2026

Një 57-vjeçar është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Vila”, pas disa muajsh hetime për dokumentimin e një veprimtarie kriminale në fushën e narkotikëve.

Ai dyshohet si bashkëpunëtor në kultivimin e 78 bimëve Cannabis Sativa dhe prodhimin e 24 kilogramëve e 240 gramëve lëndë narkotike të dyshuar si kanabis.

Sipas Policisë, lënda narkotike dhe bimët janë gjetur dhe sekuestruar më 12 tetor 2026, në fshatin Vilë, në njësinë administrative Temal, në Vau të Dejës.



Arrestimi i 57-vjeçarit erdhi pas një pune disa mujore hetimore të kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, me metoda speciale dhe në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!