Një 49-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi u kap duke transportuar një armë zjarri me motomjet në Rrugën e Elbasanit.
Policia bën me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Eksponenti” është sekuestruar një pistoletë me municion, ndërsa në banesën e të arrestuarit është gjetur edhe një jelek antiplumb.
49-vjeçari ka precedentë të theksuar penalë për krime kundër jetës dhe armëmbajtje pa leje.
Arrestimi u krye nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, pas administrimit të informacioneve të siguruara në rrugë operative.
Kontrollet vijuan edhe në banesën e tij, ku u sekuestrua një jelek antiplumb. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu arma e zjarrit, motomjeti dhe celulari i 49-vjeçarit.


