Hamit Ibro, 69 vjeç është viktima e dytë e shpërthimit të fuqishëm në një pallat pesë katësh në lagjen “Beqir Dardha” në Elbasan.
Pas më shumë se 17 orësh kërkime intensive, trupi i i pajetë 69-vjeçari Hamit Ibra u gjet nën rrënojat e pallatit të shkatërruar.
Ai rezultonte i zhdukur që prej momentit të shpërthimit, ndërsa ekipet e emergjencës vijuan për orë të tëra kërkimet për gjetjen e tij nën rrënojat e pallatit.
Ndonëse fillimisht u dyshua për shpërthim të një bombole gazi,policia thotë se për shkak të forcës së shpërthimit, nuk përjashtohet as mundësia e ndonjë lënde tjetër eksplozive.
Fatkeqësisht, nga shpërthimi në pallatin 5 katësh në lagjen “Çlirimi” të Elbasanit, humbi jetën një grua e moshuar, ndërsa 10 persona u asfiksuan nga tymi.
Në pallatin ku ndodhi shpërthimi do të vijnë forcat xheniere për të bërë një ekspertizë për shkakun e shpërthimit të fuqishëm./abcnews.al


