Pasditen e sotme, një shpërthim i fortë në një pallat 5-katësh shkaktoi një viktimë dhe tetë të plagosur në lagjen “Çlirimi” në Elbasan. Shkak u bë shpërthimi i bombulës së gazit në një apartament, ku një 83-vjeçare humbi jetën, ndërkohë që numri i viktimave mund të shkojë në dy, pasi ekipet e kërkim-shpëtimit në terren dyshojnë për një 69-vjeçar të mbetur nën rrënoja.
Ekspertët nga Ministria e Mbrojtjes vendosën që të pezullojnë operacionin për kërkimin e personit që është raportuar i zhdukur.
Shkak për pezullimin u bë rrezikshmëria që paraqet ndërtesa. Sakaq, Bashkia Elbasan ka vënë në dispozicion për të gjithë qytetarët që nuk mund të futen në banesat e tyre, konviktin e qytetit (strehim, ushqim, edhe ilaçe nëse ka nevojë).


