Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Falmingot “caktojnë” buxhetin e drejtësisë/ Më shumë zyra këshillimi falas për të miturit

schedule15:07 - 4 Nëntor, 2026

schedule 15:07 - 4 Nëntor, 2026

Buxheti i Ministrisë së Drejtësisë në një masë të madhe do të shkojë në drejtim të përmirësimit të disa shërbimeve që prekin qytetarët. Ministri Toni Gogu tha se gjatë vitit të ardhshëm do të jenë 10 zyra në të gjithë vendin që do të ofrojnë ndihmë juridike falas, për disa kategori në nevojë.

“Këtë dhjetor hapen 5 zyra falas, Kamëz, Krujë, Bulqizë, Rrëshen. Thjeshtimi i procedurave, për njerëzit me të ardhura të pakta, shtresat e margjinalizuara”, tha Toni Gogu.

Një tjetër shërbim do të shkojë për rehabilitimin e të miturve me probleme me ligjin.



“Në 2027 vihet në funksion qendra e Mëzezit për edukimin dhe rehabilitimin e të miturve në konflikt me ligjin”, shtoi ai.

Burgu i Shënkollit në Lezhë kthehet në spital, ndërtimi i të cilit nis në janar.

“Byzylykët elektronikë” ose mbikëqyrja elektronike do të nisë zbatimin për të paktën 500 persona nën masë sigurie, njoftoi Gogu, një projekt që ka nisur prej 2013.

“Mbikëqyrja elektronike brenda 6-mujorit të parë, të paktën 500 qytetarë do e kenë, si masë sigurimi”, u shpreh ministri.

Problemi i godinave të gjykatave në vend do të marrë zgjidhje pasi është parashikuar kryerja e garës ndërkombëtare për projektin gjatë vitit të ardhshëm e më pas ndërtimi i një godine që do të ketë brenda të gjitha gjykatat e prokuroritë e Tiranës, përveç strukturës së posaçme. Gogu gjithashtu tha se në 2027 Agjencia e Trajtimit të Pronave synon të paguajë edhe 2,366 familjet që presin ende kompensimin për pronat informale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!