“Shqipëria vlerësohet më lart se sa asnjëherë më pare”. Ishte ky reagimi i kryeiministrit Edi Rama menjëherë pas publikimit të progress raporitit të Komisionit Europian për Shqipëinë dhe ambicien e saj për integrimin europian.
“Një tjetër moment krenarie për Shqipërinë Europiane. Një tjetër dëftesë notash domethënëse dhe inkurajuese nga Komisioni Europian. Një tjetër hap përpara drejt objektivit historik të bashkimit me Europën”, shkruan Rama.
Detyrat janë të shumta për qeverinë por Rama thotë se gjetjet janë motivim për shumicën për ti kryer detyrat në kohën e duhur. Më e rëndësishmja se të gjitha është dera e hapur e BE-së dhe momenti nuk duhet humbur, për asnjë arsyje, shprehet ai.
“Momenti është optimal. Dera e BE është e hapur dhe mundësia e hyrjes është më reale se kurrë. Historia nuk do të na e falte kurrësesi mbytjen në lugën e ujit të pistë të dasive, mllefeve e gjelozive që e kanë penguar vazhdimisht Shqipërinë të ngrihet në lartësinë e potencialit të saj”, shton Rama
Në progress raport është vlerësuar përparimi i shqipërisë, plani për mbylljen e të gjithë kapitjve deri në fund të 2027 konsideohet ambicioz por realizueshëm plotësisht, me qëllimin e integrimit deri në 2030./abcnews.al


