Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rënia e bastioneve republikane/ Fitore historike e demokratëve në Kanas, Teksas, Michigan dhe Maine

schedule11:51 - 4 Nëntor, 2026

schedule 11:51 - 4 Nëntor, 2026

Zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sollën një sërë rezultatesh historike, duke thyer barriera të vjetra në përfaqësimin politik.

Nga një guvernatore e parë grua me ngjyrë, te përfaqësuesit e parë nga popujt autoktonë amerikanë në poste të larta, këto rezultate shënuan momente të veçanta në historinë politike amerikane.

Keisha Lance Bottoms shënoi një moment historik në politikën amerikane, duke u bërë gruaja e parë me ngjyrë e zgjedhur guvernatore në shtetin e Xhorxhias.



Prejardhja e saj familjare lidhet me historinë e skllavërisë në Jugun e Shteteve të Bashkuara. Fitorja e saj përfaqëson një tjetër moment të rëndësishëm në historinë e përfaqësimit politik të grave dhe komunitetit afro-amerikan.

Demokratët kanë shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, duke ‘rrëzuar’ nga detyra senatoren republikane Susan Collins, e cila kishte përfaqësuar shtetin e Maine-s në Senat për gati 30 vjet.

Kandidati demokrat Troy Jackson ka mundur senatoren veterane në një garë të karakterizuar nga përplasjet e forta politike dhe polemikat gjatë fushatës. Collins, e zgjedhur për herë të parë në vitin 1996, ishte e vetmja senatore republikane që përfaqësonte një shtet që prej vitit 1992, që ka votuar vazhdimisht për kandidatët demokratë në zgjedhjet presidenciale.

Një prej rezultateve që ka tërhequr vëmendje është edhe fitorja e demokratit James Talarico në Teksas, ku ai ka mposhtur republikanin Ken Paxton, duke shënuar një fitore historike për Partinë Demokratike. Për herë të parë që nga viti 1988, demokratët arrijnë të fitojnë një vend në Senatin amerikan në këtë shtet, i konsideruar prej dekadash si një bastion i republikanëve.

Chris Pappas shënoi një tjetër moment historik në politikën amerikane, duke u bërë senatori i parë homoseksual që e ka deklaruar hapur orientimin e tij seksual.

Demokrati nga New Hampshire kishte shërbyer në Dhomën e Përfaqësuesve që prej janarit të vitit 2019.

Pas shpalljes së fitores, ai u shfaq në skenë së bashku me bashkëshortin e tij, duke e cilësuar atë si një mbështetje të rëndësishme në rrugëtimin e tij.

Në Michigan, një tjetër garë tërhoqi vëmendjen për shkak të profilit të kandidatit demokrat Abdul El-Sayed.

Djali i emigrantëve egjiptianë, El-Sayed eshte myslimani i parë i zgjedhur në Senatin amerikan.

Një rezultat historik u regjistrua në shtetin e Kansasit, ku demokrati Adam Hamilton fitoi garën për Senatin amerikan, duke mposhtur senatorin republikan në detyrë, Roger Marshall.

Kjo fitore shënon një moment të jashtëzakonshëm për demokratët, pasi Kansas nuk kishte zgjedhur një senator demokrat që prej vitit 1932, pra prej plot 94 vitesh.

Edhe në shtetin e Iowas, demokratët arritën një fitore të rëndësishme, duke zgjedhur Josh Turek në Senatin amerikan.

Turek, ligjvënës në shtetin e Iowas dhe atlet paralimpik, mposhti kandidaten republikane Ashley Hinson në një garë të ngushtë elektorale.

Fitorja e tij shënon rikthimin e demokratëve në përfaqësimin e Iowas në Senatin amerikan, për herë të parë që prej vitit 2008.

Një tjetër emër që hyri në historinë politike amerikane është Peggy Flanagan.

Ajo u bë gruaja e parë me prejardhje nga popujt autoktonë amerikanë e zgjedhur në Senatin e Shteteve të Bashkuara.

Përpara kësaj fitoreje, Flanagan kishte shërbyer si zëvendësguvernatore e Minesotës.

Arritja e saj përfaqëson një tjetër hap në zgjerimin e përfaqësimit të komuniteteve autoktone në institucionet më të larta të vendit.

Nga Xhorxhia në New Mexico, nga Minesota në New Hampshire dhe Teksas, zgjedhjet sollën një sërë rezultatesh që shënojnë momente të veçanta në historinë politike amerikane.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!