Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sulmet kiberentike, 81 goditje çdo minutë/ Qeveria rrit investimet për mbrojtjen nga hakerat

schedule14:35 - 3 Nëntor, 2026

schedule 14:35 - 3 Nëntor, 2026

81 tentativa sulmesh kibernetike në minutë është mesatarja me të cilën është përballur Shqipëria gjatë 9 muajve të parë të vitit, për një total prej rreth 32 milionë tentativash.

Shifrat u bënë publike në Konferencën Kombëtare për Sigurinë Kibernetike, ku zëvendëskryeministrja Albana Koçiu tha se rreth gjysma e sulmeve kanë pasur në shënjestër infrastrukturat kritike.

Përballë rritjes së kërcënimeve, Shqipëria po përgjigjet me investime në forcimin e sistemeve mbrojtëse.



Krahas sulmeve tradicionale, një tjetër kërcënim janë videot e rreme dhe përdorimi i algoritmeve për krijimin e konfuzionit dhe manipulimin e informacionit.

Ndërsa ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, u ndal te ndikimi i sigurisë kibernetike në ekonomi. Ibrahimaj nënvizoi se edhe sektori privat duhet të rrisë investimet në sisteme të sigurta.

Ministria tha se sulmi kibernetik i vitit 2022 shërbeu duke e kthyer sigurinë kibernetike në një prioritet kombëtar dhe duke sjellë investime të shumta për forcimin e mbrojtjes së sistemeve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!