Nëntori 2026 vjen me emocione të forta, rikthime nga e kaluara dhe mundësi për fillime të reja. Astrologia Antigona Kotorri parashikon një muaj që ndahet në dy periudha të rëndësishme. Deri më 13 nëntor, ndikimi i Merkurit dhe Venusit në prapavijë mund të sjellë keqkuptime, vonesa dhe rikthimin e çështjeve të pazgjidhura, veçanërisht në dashuri dhe në punë.
Këshilla është të shmangim vendimet e mëdha dhe të mos nxitohemi në zgjedhje të rëndësishme. Pas 13 nëntorit, me përfundimin e retrogradës së Merkurit dhe Venusit, komunikimi qartësohet, marrëdhëniet marrin drejtim dhe keqkuptimet mund të marrin fund.
Një tjetër moment i rëndësishëm është 9 nëntori, me Hënën e Re në Akrep, që simbolizon fillime të reja dhe mundësi për të vënë në jetë plane të menduara prej kohësh. Ndërsa më 22 nëntor, hyrja e Diellit në Shigjetar sjell më shumë optimizëm, dëshirë për udhëtime, lëvizje dhe studime.
Muaji mbyllet me Hënën e Plotë në Binjakë, më 24 nëntor, e cila mund të sjellë lajme, zbulime dhe biseda që nuk mund të shtyhen më. Në dashuri, disa shenja mund të përjetojnë pajtime dhe rikthime të papritura, ndërsa në planin financiar dhe profesional priten mundësi të reja. Veçanërisht Demi, Binjakët dhe Bricjapi veçohen si shenjat më të favorizuara të muajit./abcnews.al


