Është padyshim një terror për mbrojtjet, por edhe për sulmet.
Valter Samuel Tavarez, I njohur edhe si Edi Tavarez, u bë basketbollisti me më shumë bllokime gjuajtjesh në ligën spanjolle të basketbollit.
Gjigandi I Realit të Madridit, ia doli në ndeshjen e kampionatit ndaj Salud San Pablo Burgosit, fituar me shifrat 90-79.
Tavarez bëri gjithsej dy bllokime, si dhe shënoi 6 pikë e kapi 6 topa në tabela, në më pak se 14 minuta në fushë, duke arritur në kuotën 739 të atyre që cilësohen në Shqipëri si “kapuça”.
Afrikan inga Kepi I Gjelbër theu rekordin që e mbante Fran Vaskez, ish-basketbollist I Unikahës, Bilbaos, Gran Kanaries, Saragozës apo Barcelonës.
Pas kësaj arritjeje, në parketin e Arenës së Madridit u zhvillua një ceremoni e shkurtër ku morën pjesë gruaja dhe fëmijët e tij, si dhe shokët e ekipit.
Ylli madrilen, që është 2 metra e 20 centimetra, ka një karrierë të madhe në bllokimin e gjuajtjeve, duke qenë më I miri në La Ligën e Spanjës në 8 sezone, si dhe duke qenë mbrojtësi më I mirë në 6 edicione.
Ai ka fituar Euroligën në 2010, është tri herë kampion I Spanjës, ka fituar 4 Kupa të Spanjës dhe tre Superkupa të Spanjës.


