Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite ka njoftuar se ka kapur dhe shkatërruar dy dronë në zonën e kryeqytetit Riad.
Lajmi u bë i ditur më 2 nëntor nga zëdhënësi i koalicionit, Turki al-Maliki, përmes një postimi në rrjetin social X.
“Janë kapur dhe shkatërruar dy dronë në zonën e Riadit”, thuhet në deklaratën e tij, pa dhënë detaje mbi origjinën e mjeteve fluturuese apo autorët e sulmit.
Në njoftim nuk u përmend drejtpërdrejt lëvizja Huthi, e cila mbështetet nga Irani.
Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite mbështet qeverinë e Jemenit në konfliktin e armatosur kundër rebelëve Huthi, të cilët kontrollojnë pjesë të konsiderueshme të territorit të vendit.


