Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bizneset më optimiste/ BSH rritet besimi në ekonomi, udhëheqin shërbimet

schedule14:21 - 2 Nëntor, 2026

schedule 14:21 - 2 Nëntor, 2026

Bizneset në Shqipëri po tregojnë më shumë optimizëm për ecurinë e ekonomisë. Treguesi i ndjesisë ekonomike në Shqipëri ka shënuar rritje gjatë muajit tetor. Përmirësimi është ndikuar kryesisht nga rritja e besimit në sektorët e industrisë dhe të shërbimeve, si dhe nga konsumatorët, të cilët kanë shfaqur më shumë optimizëm.

Të dhënat e fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në muajin tetor besimi në sektorin e shërbimeve u rrit me 3.2 pikë përqindje, duke arritur 8.3 pikë mbi mesataren historike.

Sipas Bankës së Shqipërisë, ky rezultat lidhet kryesisht me pritshmëritë pozitive të bizneseve për kërkesën dhe aktivitetin e tyre ekonomik.



Ndërkohë, më pak optimiste paraqiten pritjet për çmimet në muajt e ardhshëm, ku bizneset e shërbimeve parashikojnë një rënie të tyre.

Po ashtu edhe treguesi i besimit në industri u rrit me 2.5 pikë përqindje, duke ndërprerë rënien që kishte zgjatur për tre muaj radhazi. Aktualisht, ky tregues qëndron 4.3 pikë mbi mesataren historike.

Përmirësimi lidhet kryesisht me vlerësimin më pozitiv të bizneseve për prodhimin. Edhe porositë e përgjithshme kanë shënuar një përmirësim të lehtë, ndërsa porositë nga eksportet kanë rënë.

Ndryshe paraqitet situata në ndërtim. Besimi në këtë sektor ra me 5.7 pikë përqindje gjatë tetorit, dhe kjo u ndikua kryesisht nga pakësimi i kontratave të porositura, ndërsa edhe aktiviteti ndërtues dha një kontribut negativ.

Edhe besimi ne tregti pësoi një rënie e ndikuar nga vlerësimet më pak optimiste të bizneseve për ecurinë aktuale të shitjeve, ashtu edhe nga rënia e pritjeve për punësimin.

Ndërkohë që edhe qytetarët  kanë pritshmëri më pozitive dhe kjo   mbështet kryesisht nga pritshmëritë  për blerjet e mëdha si dhe , pritjet për gjendjen financiare personale dhe për situatën e përgjithshme ekonomike .

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!