Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Diella ju ndihmon hap pas hapi”/ Rama: 19 shërbime tashmë më të lehta për t’u përdorur në e-Albania

schedule09:37 - 2 Nëntor, 2026

schedule 09:37 - 2 Nëntor, 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi se  ministrja ‘Diella’ do të ndihmojë këdo që ka vështirësi për përdorimin e portalit e-Albania, duke nisur që nga gjetja e shërbimit e deri te plotësimi i formularëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka bërë të ditur se 19 shërbime tashmë janë më të lehta për t’u përdorur.

Ndërsa hyrja në e-Albania, sipas kryeministrit mundësohet edhe përmes Face ID ose gjurmës së gishtit, pas aktivizimit.



“Të dashur prindër dhe gjyshër, tani mjafton t’i flisni Diellës dhe ajo ju ndihmon hap pas hapi, nga gjetja e shërbimit te plotësimi i formularëve e-Albania 19 shërbime tashmë më të lehta për t’u përdorur, ndërsa hyrja në e-Albania mundësohet edhe përmes Face ID ose gjurmës së gishtit, pas aktivizimit”, shkruan Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!