Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Avokatët do kthehen në proces/ Ndërpresin bojkotin pas vendimit të Apelit Administrativ

schedule18:06 - 30 Tetor, 2026

schedule 18:06 - 30 Tetor, 2026

Pas afro dy muajsh bojkot, Dhoma Kombëtare e Avokatisë vendos ndërprerjen e bojkotit të seancave gjyqësore në shkallën e parë të Gjykatës së Posaçme.

Prej ditës së hënë në GJKKO rikthehet normaliteti me zhvillimin e seancave ku tashmë avokatët do të jenë prezent në sallat e gjyqit. Kreu i Dhomës, Maks Haxhia, tha se paralelisht është ngritur grupi i punës që do të vijojë me padinë në Apelin e Administratives.

“ Duke qenë përpara këtij realiteti, Këshilli i Përgjithshëm vendosi që në zbatim të këtij vendimi, të ndërpresë për shkak të ecurisë së këtij vendimi, të ndërpresë bojkotin duke filluar nga dita e hënë. Ndërkohë Këshilli përcaktoi edhe grupet e punës që do të paraqesin ankimin. Në emër të Dhomës do të paraqesë padi për pezullimin dhe shfuqizimin e rregullores”, tha Haxhia.



Rruga që tanimë do të ndjekin avokatët do të jetë kërkesa për shfuqizimin dhe pezullimin e neneve që cenojnë profesionin e tyre.

“Ne do të përdorim të njëjtën logjikë si GjKKO, duke kërkuar shfuqizimin e neneve që cenojnë ushtrimin e profesionit të avokatit, njëkohësisht edhe pezullimin. Kjo gjykatë vetëm të jetë e papërgjegjshme mos ta pranojë se e ka krijuar precedentin vetë”, shtoi ai.

Bojkoti I avokateve I cili nisi rreth dy muaj me pare u bë shkak për shtyrjen e seancave gjyqësore, por tashme me vendimi I dhënë nga Gjykata Administrative e Apelit përkohësisht rikthen funksionimin normal te gjyqeve deri në shqyrtimin e çështjes në themel.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!