Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Dhuna është relativizuar e justifikuar”/ Rama: Jemi dëshmitarë të një panorame shqetësuese

schedule17:50 - 30 Tetor, 2026

schedule 17:50 - 30 Tetor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ngritur shqetësimin për mënyrën se si dhuna po perceptohet dhe trajtohet në shoqëri, duke deklaruar se ajo është relativizuar dhe justifikuar në raste të ndryshme.

Në tryezën e Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, Rama u shpreh se shoqëria po përballet me një panoramë shqetësuese, ku dhuna po merr edhe një dimension keqinformues dhe keqedukues.

Ai kritikoi gjithashtu mënyrën se si, sipas tij, veprimet e dhunshme janë paraqitur në hapësirën publike dhe mediatike. Në këtë kuadër, kryeministri theksoi rëndësinë e një qasjeje të përbashkët mes institucioneve, Shoqërisë Civile dhe partnerëve ndërkombëtarë për të adresuar situatën.



“Në këtë moment kaq delikat, ky këshill merr një rëndësi të veçantë si një tryezë, ku këndvështrimet e ndryshme na ndihmojnë që të krijojmë një qasje që t’u përshtatet kushteve të kësaj situate.

Unë besoj se ndajmë opinionin që jemi bërë dëshmitarë të një panorame tejet shqetësuese, të qasjes së një pjese të gjithë shoqërisë, ndaj një tabuje që është ndaj të gjitha demokracive, që është dhuna.

Kemi parë se si dhuna është relativizuar, justifikuar dhe jo vetëm kaq, por kemi parë se si dhuna ka marrë një drejtim tërësisht keqinformues dhe keqedukues, duke u kthyer në një stigmë të policisë së shtetit.

Ndërkohë që të gjithë dhunuesit e shkollave, mësimit, pronës publike apo private, kanë marrë një status qytetarie dhe një imunitet mediatik si një përfaqësues apo përçues të një përpjekjeje të vazhdueshme për të rrëzuar një sistem”, tha kryeministri Edi Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!