Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Diskutim për kufizimin e rrjeteve sociale. Kryeministri: Duhet shtuar gama e aktiviteteve sociale për të miturit

schedule17:57 - 30 Tetor, 2026

schedule 17:57 - 30 Tetor, 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi se së shpejti do të ketë diskutime me mësues dhe prindër, për kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit.

Gjatë fjalës së tij në tryezën e Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, Rama u shpreh se duhet gama e aktiviteteve sociale për të miturit.

Rama shtoi se zgjatja e qëndrimit të fëmijëve në shkollë fillon nga viti i ardhshëm.



“Çfarë duhet të gjerojmë dhe si mund të zgjerojmë ne në aspektin e mbështetjes së familjeve Sot kemi subvencion të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për nënat e papuna që rrisi fëmijë. Në buxhetin e ri kemi vendosur që bonusin e bebes ta transformojmë në skemë mbështetje çdo muaj. Por nuk mjafton. Kemi vendosur të rrisim në mënyrë domethënëse, dyfish, mbështetjen financiare për studentët që vijnë nga familjet në nevojë, gjysmë page minimale. Por nuk mjafton. Mbi të gjitha, unë besoj shumë fort që kjo situatë e re e gatuar në vite në Europë, edhe në Shqipëri, kërkon një qasje të re ndaj gjithçkaje që ndihmon socializimin fizik të njerëzve.

Duhet hapur debati që si dhe kur duhet të kufizojmë aksesin e rrjeteve sociale te të miturit, që mos kenë mundësi të kenë rrjetet e tyre sociale individuale. Do kemi diskutim me mësuesit me prindërit, për kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit. Puna që duhet bërë bashkarisht mes nesh dhe shoqërisë civile, për të rritur gamën e aktiviteteve sociale të fëmijëve. Zgjatja e qëndrimit të fëmijëve në shkollë fillon nga viti i ardhshëm”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!