Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një “top i artë” special për CR7/ Portugezi fitoi trofeun “BOAT”, si më miri i të gjitha kohërave

schedule12:53 - 29 Tetor, 2026

schedule 12:53 - 29 Tetor, 2026

Cristiano Ronaldo është fituesi i “Topit të Artë”. Në të vërtetë ai u fitua nga Harry Kane, por CR7 mori një tjetër special, I quajtur “BOAT”, I pari në llojin e tij, i krijuar po nga “France Football” në përvejtorin e 70 të trofeut më të rëndësishëm individual të futbollit.

“BOAT” është akronimi i “Best of all time”, e thënë shqip “Më I miri I të gjitha kohërave”.

Trofe i ndryshëm, ashtu si kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve dhe mënyra e votimit. Në vend të gazetarëve, ishte audienca e revistës ajo që u ngarkua me detyrën për të zgjedhur fituesin më të madh të të gjitha kohërave.



Përzgjedhja përfshinte të gjithë futbollistët që e kishin fituar “Topin e Artë” të paktën dy herë gjatë karrierës së tyre, ndërsa votimi përqendrohej në një vit specifik. Me fjalë të tjera, dikush mund të votonte, për shembull, për versionin e vitit 2012 të Leo Messit ose për versionin e vitit 2008 të Cristiano Ronaldos. Ishte pikërisht “Topi i Artë” i parë i fituar nga CR7 në vitin 2028 që I dhuroi triumfin sulmuesit portugez, që mori më shumë vota se rivali I tij i përjetshëm.

Një trofe simbolik për Cristiano Ronaldo, që vjen për ironi të fatit në vitin kur ai nuk ishte as në listën e zgjeruar me 30 finalistët për “Topin e Artë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!