Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bayern luan “tenis” në kupë/ Bavarezët nuk e diskutojnë Magdeburg, triumfojnë 6-1

schedule12:50 - 29 Tetor, 2026

schedule 12:50 - 29 Tetor, 2026

Nuk është ndonjë lajm, edhe kur triumfon me shifra të tilla. Bajerni shkatërroi Magdeburgun në Kupën e Gjermanisë me rezultatin 6-1, pavarësisht nga fakti se trajneri Vinsent Kompani mbetet I sëmurë dhe jo në stol, dhe që shumica e yjeve u lanë pushim.

Harri Kejn tregoi Topin e Artë në “Alianc Arenë”, ndërsa heroi i spektaklit këtë herë ishte Majkëll Olize. Ylli i Francës shënoi dy gola, njërin prej tyre me penallti, dhe kampionët në fuqi nuk e diskutuan kualifikimin, ndonëse gjermanët e lindjes barazuan në 1-1 në 15’ falë polakut, Zhukovski.

Olize dha edhe një asist, ndërsa luajti shumë mirë. Sulmuesi iranian, Saibari, Alfonso Dejvis, Braun dhe Daiber ishin autorët e rrjetave të tjera për vendasit.



Bavarezët patën lojtarë kryesorë në stol, ndërsa Kejn nuk u aktivizua aspak. Dejvis hyri nga stoli, ashtu si Pavloviç, ndërsa Kejn nuk u aktivizua fare, njëlloj si koreani Kim apo mbrojtësi tjetër Upamekano.

Tashmë, Bajerni duket gati për dy sfidat e mëdha të radhës këtë sezon, të shtunën ndaj Dortmundit për Bundesligën sërish në Mynih, dhe të martën në Champions, në fushën e Atletikos në Madrid./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!