Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Milan provon “ferrin” në shtëpi/ Kuqezinjtë u mposhtën në “San Siro”, Bologna ia doli 4-2

schedule12:44 - 29 Tetor, 2026

schedule 12:44 - 29 Tetor, 2026

Këtë herë asnjë justifikim nuk mund të mbahej në këmbë. Milani herë kishte bindur e herë jo gjatë sezonit, veçse disfata me 4 gola të pësuar ndaj Bolonjës në “San Siro” ishte jashtë çdo përfytyrimi.

Rreth 70 000 tifozë ishin në “Tempullin e Futbollit” dhe përjetuan një tronditje të madhe, ndërsa heroi I miqve ishte Mbangula me 3 gola.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Ruben Amorim, edhe pse kryesoi dy herë, dhe u duk se mund ta merrte fitoren, nuk diti të luante 90 minuta të plota apo më shumë.



Sise realizoi në 14’ për vendasit, dhe I riktheu në epërsi në 27’, pasi Mbangula kishte barazuar në 8’.

Pas një ore lojë, “fortesa kuqezi” nisi të rrënohej, kur Bartezagi fillimisht barazoi për bolonjezët, që luajtën më mirë.

Më pas, Mbangula plotësoi kryeveprën e tij me rrjetat në minutat 62 e 86.

Miqtë patën të njëjtin numër gjuajtjesh si vendasit, 9, por ishin më konkretë me 5 goditje në kuadrat ndaj vetëm tre.

“Il Korriere delo Sport” ka në shënjestër trajnerin kuqezi: Mbangula shtrin në tokë Amorimin! Super Bolonja, Milani bie në “San Siro”!”

Trajneri portugez I ka pozitat tepër të lëkundura dhe nuk do të ishte habi të shkarkohej, siç I ndodhi edhe tek Mançester Junajtidi.

Shtatë herë kampionët e Europës janë në vendin e pestë në Serinë A, jo larg zonës Champions, por tashmë 7 pikë larg kreut dhe kriza vazhdon./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!