Ky emër duket se do të vazhdojë të përsëritet tepër shpesh. Interi sikur kërkon të rifitojë kohën e humbur, kur titujt në Serinë A i shpëtuan nga duart në fund, dhe nën drejtimin e trajnerit Kristian Kivu, ka gjetur më në fund rrugën e duhur.
Fitoret në kampionatin italian vazhduan me një 2-0 në fushën e Venecias, dhe ndonëse nuk ishte ndër sukseset më të bukur e më bindës, sërish I dha mundësi kampionëve të mbanin kreun e renditjes.
U deshën, në të vërtetë dy autogola në 10 minutat e fundit për të marrë tri pikët, por në fund të fundit, kush po pyet sesi u shënua, mjaft që topi të përfundojë në rrjetë.
Nuk mund të ketë çdo javë gola si të Lionel Mesit apo Maradonës.
Moreno në 80’ dhe Halhal në 82’ ishin ndëshkuesit e venecianëve, dhe Interi mbeti në krye të Serisë A, së bashku me Lacion.
Dueli në Lagunë ishte tepër I vështirë, dhe Venecia vendase e frymëzuar me 12 gjuajtje ndaj 14 të miqve, si dhe 4 në portë ndaj vetëm dy.
“Interi është, por ku është zhdukur Milani”, – titullon “La Gazeta delo Sport”, që bën një krahasim mes dy ekipeve lombarde, – Kivu në krye, të dielën një derbi për drithërima!”
Kampionët kryesojnë Serinë A me 25 pikë, po aq sa Lacio, me diferencë të njëjtë golash, por duke shënuar më shumë rrjeta./abcnews.al


