I ftuar në “ABC e mëngjesit” me Enkel Demin eksperti për Çështjet e Sigurisë, Dritan Goxhaj ka folur për përplasjet SHBA – Iran dhe nëse ka një rrezik në të cilën mund të përfshihet Shqipëria.
Ai u shpreh se iranianëve nuk u intereson të izolohen, ndërsa theksoi se vrasja e Kasem Sulejmanit sipas tij nuk ka ndodhur pa dijeninë e ruseve.
“I detyrohemi SHBA-ve për shumë arsye, është një aleancë që nuk mund të shmanget, por duhet të jemi më të përmbajtur për shkak se nuk kemi forca mbrojtje. Nuk kemi as sisteme raketore, as mbrojtje kundër ajrore . Në një situatë të tillë do të ishim të ekspozuar, por në një rast të këtij konflikti ne do të ishim të fundit”, u shpreh Hoxha.
Më tej ai theksoi se vrasja e Kasem Sulejmanit nuk solli ndonjë ndryshim të madh në Iran, “në pikëpamjen e propagandës kjo forcoi Iranin për arsye se asnjë vend nuk ka sulmuar direkt amerikën në bazën e saj”, deklaroi ai/abcnews.al