Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bolsonaro gjen strehë në SHBA/ Humbësi i presidencialeve në Brazil, nën hetim për pastrim parash

schedule10:34 - 28 Tetor, 2026

schedule 10:34 - 28 Tetor, 2026

Flávio Bolsonaro, kandidati i së djathtës ekstreme në Brazil, është larguar drejt Shteteve të Bashkuara, dy ditë pas humbjes në zgjedhjet presidenciale përballë Luiz Inácio Lula da Silvës. Ai mbërriti në Florida mbrëmjen e së martës, ku u takua me vëllain e tij, Eduardo Bolsonaro.

Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur mbështetje për vendimin e tij, ndërsa Departamenti amerikan i Shtetit ka konfirmuar se do t’i garantojë vizën.

Largimi i Bolsonaros vjen në një moment kur ai është nën hetim nga autoritetet braziliane. Të hënën, Gjykata Supreme urdhëroi dorëzimin e pasaportave të tij në polici brenda 24 orëve, në kuadër të një hetimi për pastrim të dyshuar parash.



Në fillim, Bolsonaro kishte deklaruar se nuk kishte ndërmend të largohej nga Brazili dhe se do të qëndronte në vend për të udhëhequr opozitën kundër presidentit të majtë, Luiz Inácio Lula da Silva, i cili fitoi balotazhin presidencial të së dielës.

Por, pasi kaloi afati i caktuar nga gjykata, avokatët e tij i thanë BBC Brasil se nuk kishin asnjë informacion për vendndodhjen e klientit të tyre.

Senatori 45-vjeçar është përballur me disa hetime. Njëri prej tyre lidhet me dyshimet për korrupsion në financimin e një filmi kushtuar babait të tij, ish-presidentit Jair Bolsonaro, i dënuar për komplot për grusht shteti dhe aktualisht nën arrest shtëpiak.

Një tjetër hetim përfshin dyshime për lidhje me një avokat brazilian, i cili akuzohet për pastrim të më shumë se një miliard dollarëve përmes një skeme mashtrimi. Sipas policisë, hetuesit kanë zbuluar se Flávio Bolsonaro kishte pasur qasje në llogaritë bankare të një kompanie në pronësi të avokatit.

Bolsonaro i ka mohuar akuzat për marrëdhënie biznesi me të dhe e ka cilësuar sekuestrimin e pasaportës si një përpjekje për ta frikësuar.

Ndërkohë, presioni ligjor ndaj tij është shtuar edhe më tej. Të martën, Gjykata Supreme urdhëroi një hetim për fushatën e tij zgjedhore, nën dyshimet për financim nga jashtë vendit.

Flávio Bolsonaro pësoi një humbje të thellë në balotazhin presidencial të së dielës, pavarësisht pritshmërive se mund të fitonte përballë Lula da Silvës.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!