Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sulm me dron në treg në Sudan, 21 të vrarë dhe mbi 40 të plagosur

schedule19:35 - 27 Tetor, 2026

schedule 19:35 - 27 Tetor, 2026

Të paktën 21 persona janë vrarë dhe më shumë se 40 të tjerë janë plagosur nga një sulm me dron në një treg në qytetin Nyala, kryeqyteti i shtetit Darfur i Jugut në Sudan.

Sulmi goditi tregun Tangooj rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme, sipas dëshmitarëve të cituar nga AFP.

Tregu frekuentohej edhe nga persona të armatosur, veçanërisht luftëtarë të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), grupi paramilitar që kontrollon zonën.



Bilanci i viktimave u konfirmua nga një punonjës shëndetësor në spitalin e Nyala-s, i cili bëri të ditur se 21 persona humbën jetën dhe mbi 40 të tjerë mbetën të plagosur.

Sulmi vjen në një kohë kur ushtria sudaneze po intensifikon goditjet ndaj pozicioneve të RSF-së, ndërsa konflikti i armatosur në shtetin afrikan vijon të shkaktojë viktima dhe zhvendosje të popullsisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!