Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhjet vendore/ Presidenti Begaj nis konsultimet me partitë politike për datën

schedule16:41 - 27 Tetor, 2026

schedule 16:41 - 27 Tetor, 2026

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj fillon te premten, më 30 tetor konsultimet politike për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale te vitit te ardhshem. Shkresa zyrtare e Presidentit, u ka shkuar të gjitha partive politike të cilat kanë përfaqësi parlamentare prej zgjedhjeve te 2025.

Takimet me përfaqësuesit e mandatuar te partive politike parlamentare, do të fillojnë në orën 9:00, datë 30 tetor në Pallatin e Brigadave.

Sipas Kodit Elektoral, Presidenti duhet të shpallë datën e zgjedhjeve të rregullta lokale, 6 muaj para mbajtjes së këtyre zgjedhjeve. Data pritet të dekretohet në javën e parë të muajit nëntor.



Po sipas Kodit, zgjedhjet e rregullta lokale, mbahen mes 15 prillit dhe 15 majit. Zyrtarët e lartë të PS kanë deklaruar publikisht se do të propozojnë datën 2 maj ose datën 9 maj për zgjedhjet lokale të vitit 2027.

Këto dy të diela të para të majit, janë dhe datat më të mundshme për tu mbajtur zgjedhjet lokale. Kësaj radhe, zgjedhjet do të mbahen me një hartë të re territoriale. Nuk do të votohet më për 61 kryebashkiakë, por për 46 kryebashkiakë.

Kurse 15 ish-bashkitë e shkrira tashmë, do të kenë kuotat e tyre për këshilltarë bashkiakë në këshillat e rinj të bashkive me të cilat janë bashkuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!