TIRANË– Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka komentuar për mediat masat e propozuara një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, për të frenuar siç tha ai veprimet e dhunshme në protesta.
Ai u shpreh se masa të tilla po ndërmerren edhe në vende të tjera, ndërsa foli edhe për ndikimin e organizatës “Antifa” në Shqipëri.
Balla e cilësoi dhunën e ushtruar nga protestuesit gjatë tubimeve si sjellje me karakter fashist, duke mbrojtur njëkohësisht reagimin e Policisë.
“Këto masa janë masa që po i marrin të gjithë. Antifa, si organizatë ka ndikimin e vetë edhe në Shqipëri dhe ka një koalicion global dhe non sensi më i madh, është se këta që e presupozojnë vetën antifashistë, po sillen më keq se fashistët.
Kjo dhunë si parim është fashiste. Reagimi i policisë ka qenë i reduktuar në përplasje me protestuesit”, tha Taulant Balla./abcnews.al


