Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Protesta, mbi 300 të arrestuar”, gazetarja: Janë identifikuar grupe në rrjetet sociale që nxisnin dhunë…

schedule21:19 - 25 Tetor, 2026

schedule 21:19 - 25 Tetor, 2026

Gazetarja Etleva Delia, në Breaking News, ka komentuar protestat e dhunshme në vendin tone, duke theksuar se deri më tani janë siguruar prova që lidhin persona të caktuar me këto akte.

Sipas Delias, janë identifikuar disa grupime në rrjetet sociale që bëjnë thirrje për akte terroriste, dhunë dhe sulme ndaj Policisë, ku po bashkëpunohet edhe me agjenci të huaja për gjurmimin e adresave IP.

Që nga nisja e protestave deri më tani, bëhet fjalë për më shumë se 300 persona të arrestuar, ndërsa një numër edhe më i madh është proceduar penalisht.



Delia bëri të ditur gjithashtu se janë zbuluar dy magazina me mjete piroteknike, si dhe një depo ku janë gjetur dronë, sfera metalike dhe objekte të tjera që po shqyrtohen në kuadër të hetimeve.

“ Policia ka prova që i lidhin me akte dhune, por jo një organizim me njëri-tjetrin. Duhet të verifikohet nëse ka një organizim paraprak mes personave të caktuar.

Ka disa prova, janë identifikuar disa grupime në rrjetet sociale që bëjnë thirrje për akte terroriste, dhunë dhe dhunë ndaj policisë. Po bashkëpunohet me agjenci të huaja për identifikimin e IP-ve. Përveç këtyre adresave, mund të ketë edhe prova të tjera.

Që nga nisja e protestës deri më sot, flitet për më shumë se 300 të arrestuar dhe më shumë të proceduar penalisht. Janë zbuluar dy magazina me mjete piroteknike dhe e dyta për një depo me dronë, sfera metalike dhe objekte të tjera.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!